Moti në Kosovë (30 qershor)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot me temperatura të larta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se, masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë prezent mbi vendin tonë, duke krijuar kushte për mot të nxehtë dhe me vapë. Në fushat termike do të ketë rritje në të dy ekstremet.

Sipas IHMK-së, nga dita e enjte parashihet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu të cilat lokalisht do të jenë intensive, afatshkurta të shoqëruara me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 1-9 m/s.

“Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullatës të cilët kanë sëmundje kronike, pasi që indeksi UV do të jetë ekstrem i lartë, prandaj këshillohet që në intervalet kohore nga 10-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet e diellit ose të përdorim masa mbrojtëse”, apelon IHMK-ja.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të insolacionit të gjatë dhe reshjeve të fundit që u regjistruan sidomos në rrafshin e Kosovës.

Sa i përket vijës bregdetare në Shqipëri, temperaturat do të jenë të larta për këtë fillim korriku, meqë parashihen që ato të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë në veri, deri 38 gradë në jug.

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close