Ophidiaster ophidianus, ylli i parkut detar kombëtar Karaburun-Sazan

/ATSH – I. Vata/ Ophidiaster ophidianus, ylli i parkut detar kombëtar Karaburun-Sazan është një nga thesaret më të bukura në këtë vend,

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura tha sot se Ophidiaster ophidianus është një specie e jashtëzakonshme që gjendet në parkun detar kombëtar Karaburun-Sazan.

“I pajisur me 5 krahë cilindrikë dhe me përmasa të diametrit që variojnë nga 20-40 cm, ylli i detit Ophidiaster ophidianus përfaqëson një prej thesareve më të bukura të parkut detar. Gjendet në shkëmbinjtë detarë në thellësi 5 deri 25 m”, shprehet AKZM.

Po ashtu, AKZM shton se Ophidiaster ophidianus mund të ketë ngjyrë të kuqe, lejla apo portokalli.

“Karakteristikë është se nga një krah i këputur i yllit të detit mund të formohet një individ i ri. Marrin frymë nëpërmjet qeskave të vogla të quajtura papilla, të cilat gjenden në sipërfaqe të trupit”, bën të ditur AKZM.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close