“Tre mesazhe nga Uashingtoni për Kosovën”

ATSH-Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj deklaroi sot se ka tre mesazhe nga Uashingtoni sa i përket çështjes së Kosovës.

Në një konferencë për shtyp, pas vizitës dyditore në Kosovë së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Cakaj u shpreh se, “i vetmi takim për Kosovën ka qenë takimi me përfaqësuesin special për dialogun Kosovë-Serbi të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe nga atje kam vetëm tre mesazhe”.

“E para, nuk ka marrëveshje sekrete dhe për konsum të brendshëm politik nuk ka nevojë të abuzohet për një temë të interesit nacional. E dyta, nuk ka ndarje të Kosovës dhe kush i ka sytë në ballë dhe mend në kokë nuk beson që as qeveria e Shqipërisë, se këtu po shfrytëzoj rastin për ta theksuar këtë meqenëse është përmendur pak e askush në Kosovë, nuk bën plane në llogari personale për të ndarë Kosovën pikë. Këtë ta keni të qartë dhe këtë po e sjell dhe si mesazh nga Uashingtoni. Dhe e treta, nuk ka nxitim për një marrëveshje të shpejtë në dëm të Kosovës për çfarëdo interesi elektoral në Amerikë, për shkak se ne do ta kuptojmë fare realisht pozicionin që kemi në axhendat ndërkombëtare, por duhet ta kemi parasysh që koordinimi me SHBA është jetik për të bërë më të mirën për Kosovën”, tha Cakaj.

“Unë nuk dua të bëjë politikë të brendshme në Kosovë, thjesht këto janë jo vetëm mesazhet e mia që po i sjell nga Uashingtoni, por janë edhe qëndrimet që vet përfaqësuesi special i presidentit Trump i ka komunikuar në vazhdimësi. Çfarëdo përpjekje tjetër për të komunikuar të vërteta përtej kësaj që thashë realisht janë vetëm prirje për të shkaktuar keqkuptime të brendshme për përfitime afatshkurtra politike në dëm të interesave afatgjata shtetërore”, shtoi Cakaj.

“Vizita ime në Uashington ka qenë e planifikuar shumë më herët, por për shkak të pandemisë realizimi i saj ka qenë objektivisht i pamundur. Nuk ndërlidhet drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës për shkak se unë aty kam qenë për të diskutuar edhe një varg projektesh bilaterale dhe një varg çështjesh të tjera që lidhen me angazhimet tona ndërkombëtare”, theksoi Cakaj

“Kemi biseduar për përgatitjet përfundimtare për ngritjen e Akademisë së Transparencës. Kemi dhënë informacionin e përditësuar për progresin e Shqipërisë në rrugën e Bashkimit Europian. Po ashtu kemi biseduar për koordinimin në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE-së. Dhe natyrisht pjesë e angazhimeve të mia ka qenë edhe sigurimi i mbështetjes për synimin tonë historik për të siguruar një ulëse të anëtarit jo permanent në Këshillin e Sigurimit për vitin 2022-2023”, nënvizoi Cakaj.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close