E pazakontë- Misisipi vendos të ndryshojë flamurin

Misisipi vendos të ketë një flamur të ri. Sipas Shoqatës gjermane për Hulumtimin e Flamujve ky është një hap i pazakontë.

Shteti i Misisipit vendosi të ndryshojë flamurin dhe të heqë nga ai flamurin e Konfederatës që është pjesë përbërëse e këtij flamuri, sepse është përkujtim i ish-pronarëve të skllevërve në shtetet jugore të SHBA-së.

Disa vende kanë të njëjtin flamur prej shekujsh, pavarësisht orientimit të tyre politik. Për shembull flamuri danez është i njëjti që prej mbi 800 vjetësh. Vende të tjera e ndryshojnë flamurin shpesh, pra me çdo kryeministët të ri, si për shembull në Afganistan. Por ndryshimi i flamurit për shoqëritë prendimore, si ndodhi në shtetin e Misisipit është një ngjarje shumë e pazakonshme, thotë për Deutsche Wellen Jörg Majewski anëtar i bordit drejtues të “Shoqatës së gjermane për hulumtimin e flamujve”.

Procedurë e pazakontë

Pas pavarësisë nga Meksika Teksasi ka pasur flamuj të ndryshëm. Flamuri i Misisipit ekzistonte prej 120 vjetësh. Dhe sipas ekspertit të flamujve “procedura për ndryshimin është veçanërisht e pazakontë sidomos në SHBA, sepse zakonisht zhvillohen tenderë, paraqiten skica për flamurin e ri dhe më pas për to merr vendim Senatit”. Në rastin e Misisipit ndodhi e kundërta, thotë Majewski.

Sipas tij Misisipi është një shteti jugor klasik, ku flamuri i Konfederatës konsiderohet si flamur i pastër i shteteve jugore nga shumë qytetarë dhe është shumë popullor, jo vetëm në jetën private. Shteti i Xhorxhias madje e kishte ngritur atë në Kapitol deri sa u ndalua disa vjet më parë. Shumë njerëz janë ende të pikëlluar për të kaluar, prandaj flamuri i ri “duhet të dizajnohet në atë mënyrë që sa më shumë qytetarë të këtij shteti të mund të identifikohen me të. Ai duhet të jetë i thjeshtë dhe të ketë ngjyra të qarta. Supozoj se ngjyrat blu, të bardha dhe të kuqe do të vazhdojnë të jenë pjesë e flamurit. Dhe ekziston edhe kërkesa që në flamur të përfshihet thënia “In God We Trust” (Besojmë tek Zoti), thotë studjuesi i flamujve Majewski./dw

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close