Evolucioni i pandemisë shenjon sërish bursat europiane

ATSH-AFP/ – Bursat europiane, me përjashtim të Frankfurtit, e përfunduan sot semestrin me një rënie të lehtë, sërish të shenjuara, sikurse gjatë shumicës së këtyre gjashtë muajve, nga evolucioni i pandemisë.

Pas rritjeve të një ditë më parë, vetëm DAX i Frankfurtit vazhdoi me rritje prej +0,90%.

Tregjet e tjera europiane të aksioneve përfunduan në të kuqe: Parisi me -0,19%, Milano -0,37%, Madridi -0,64%.

Rënia ishte më e dukshme në Londër, me -0,90%.

“Kjo është një seancë vëzhgimi. Investitorët po presin të mbyllet trimestri dhe semestri, para se të nisin diçka të re”, tha Lara Nguyen, eksperte për investimet financiare në “Milleis Bank”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close