Gjermania merr presidencën 6-mujore të BE-së 3 orë më herët

Më 1 korrik Gjermania merr përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian.

BE-ja po përballet me recesionin më të thellë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tashmë ka përgatitur një plan të rimëkëmbjes ekonomike, për të ndihmuar BE-në të përballet me pasojat pandemisë së koronavirusit.

Merkel priti presidentin francez, Emmanuel Macron, më 29 qershor, pasi të dy udhëheqësit mbështesin bashkërisht fondin e rimëkëmbjes së BE-së.

Kancelarja tha se “Gjermania dhe Franca, në muajt e ardhshëm, duan të luajnë një rol së bashku duke e bërë të qartë se Evropa është e ardhmja jonë”.

Merkel theksoi unitetin gjermano-francez në rindërtimin e ekonomisë së BE-së, duke pranuar se “pritjet janë të larta” pasi Gjermania merr presidencën e rradhës të BE.

Merkel dhe Macron së bashku propozuan krijimin e një plani 500 miliardë dollarësh për të ndihmuar Evropën të dalë nga dëmi i rëndë ekonomik i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Propozimi i përbashkët u zgjerua nga Komisioni Evropian, i cili parashtroi plane për një fond prej 750 miliardë eurosh.

Paratë pritet të ndihmojnë vendet më të goditura nga pandemia, të tilla si Italia e ngarkuar me borxhe dhe Spanja. Megjithatë disa vende anëtare e kanë kundërshtuar planin.

Një test i parë i madh për presidencën gjermane do të jetë një samit i BE-së më 17 dhe 18 korrik, ku Merkel shpreson se liderët do të arrijnë një marrëveshje mbi fondin.

“Fondi nuk mund të zgjidhë të gjitha problemet e Evropës, por pa të gjërat vetëm do të përkeqësohen”, tha Merkel në një intervistë të publikuar më 26 qershor.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close