Kur godasin UÇK-në,godasin Shtetet e Bashkuara ,Clintonin dhe botën liridashëse

Është vështirë të kuptohet burimi inicues prej nga ka vjen ajo dora e parë e konspiracionit ati _UÇK deri te Dick Marty,por se ishte një fushatë mirë e planifikuar nga qarqe që dihen nuk ka dyshim.

Lufta anti-UÇK për diskreditimin e veprimtarisë së saj ka filluar shumë heret me mbarimin e luftës dhe futjen e trupave të NATO-s në Kosovë.
Tentimet e para kanë filluar që me futjen e trupave ruse në Kosovë për t’ ndrruar kahjen tërë misionit dhe për të shpëtuar atë që ishte për të shpëtuar nga armatimi dhe dokumentacioni kompremetues për Serbinë.

Shërbimet sekrete ruse së bashku me ato serbe të prira nga Vladimir Putin që atëhere ishte këshilltar sigurie i presidentit pijanec,jelcin kishin filluar për të krijuar mozaikun anti-UÇK.
Vladimir Putin,ishte ai që kishte vizituar trupat ruse në Kosovë ,më saktë në aeroportin e prishtinës për t’i inkurajuar në detyrat e tyre anti Kosovë dhe anti-NATO.
ishte koha e fillimit të rrenave të shpifura për diskreditimin e tërë luftës çlirimtare e me këtë edhe perëndimin edhe Amerikën,si forcën prijëse.

Ishte koha e nxjerrrjes së gogolit prpagandistik me emrin “Shtëpia e verdhë”.Kjo luftë propagandistike nuk ishte se bëhej vetëm kundër UÇK-së dhe shqiptarëve por edhe kundër aleatëve të tyre perëndimor dhe një bote të tërë liridashëse të cilën ata sot e quajnë “shtet i thellë”,ku nuk lënë rast pa i futë njerëzit më të mdhenj që kishte epoka që nga Regani ,Bushi plak,Klintoni e Bushi i riu…

Duhet kuptuar se kjo luftë nuk është vetëm kundër UÇK-së por edhe kundër një bote vlersh demokratike,luftë së cilës i janë bashkangjitur edhe pinjoll të cilët perëndimi iu ka dhënë bukën të cilën e kanë keqpërdorur ata duke u shitur te interesat globale ruse .Ata janë ga politika ,bota e filmit,e spiunë e deri te gazetarë e analistë ,të cilt janë futur direkt në shërbim të propagandes ruse ,si të korruptuar ose dashamirës të një bote diktatoriale autoritare ku mungojnë vlerat globale demokratike.

Në mesin e tyre është edhe James Bovard i cili nga ana e tij e qasjes anti-UÇK-së më së miri e trgon lidhjen e një bote të lirë demokratike liridashëse kundër një bote të errët e të dhunshme të prirë nga vëllazëria pan-sllave.

Kuptohet se këtij autori më së shumti i pengon njeriu më meritor që shpëtoi një popull dhe bombardoi makinerinë shfarosese të Millosheviçit.këtij i pengon Bil Clinton i cili është ikona e çlirimit të Kosovës nga vuajtjet biblike.

Prandaj ky autor në një shkrim autorial këtu :https://www.counterpunch.org/2020/06/30/bill-clintons-serbian-war-atrocities-exposed-in-new-indictment/
me gëzimin e një “serbi ” shkruan për shpalljen e aktakuzës nga Specialja kundër kreut të shtetit të Kosovës Hashim Thaçit si dhe të tjerëve nga kreu i ish-UÇK-së përfshirë edhe Kadri Veselin,tani lider i PDK-së.

Për këtë lloj gazetarësh të cilëve iu ka penguar intervenimi humanitar i NATO-s në Kosovë,nuk ka dallim Clintoni dhe UÇK-ja ata janë armiqtë e Rusisë dhe mendimtarëve që i besojnë kauzës ruse e serbe.

Prandaj ai në shkrimin e tij e lidhë aktakuzën duke i bërë akuzë edhe vet Clintonit në mënyrë indirekte duke shkruar :”Luftëtari i preferuar i lirisë i Presidentit Bill Klinton (në këtë rast Hashim Thaçi) sapo u padit për vrasje masive, tortura, rrëmbime dhe krime të tjera kundër njerëzimit.”
Pra ky Bovard na e thotë atë që e dijmë të gjithë se Amerika është UÇK,është liria dhe shteti i Kosovës,veçse ai e thotë këtë nga këndi i tij i urrejtjes që ka në clintonët dhe shqiptarët duke u munduar t’i paraqesl si “kriminel lufte”,duke tentuar të godasë kryet e lirisë e që është NATO dhe UÇK-ja në favor të propagandës ruso-serbe e cila ka të njëjtin qëllim.

Për të dëshmuar se qëllimi i goditjes ruse nuk është vetëm Kosova dhe UÇK-ja tregon edhe paragrafi i shkruar po aty nga ky autor ku shkruan:

“Si serbët, ashtu edhe shqiptarët etnikë kryenin mizori në përleshjet e hidhura në Kosovë. Por për të shenjtëruar fushatën e saj të bombardimeve, administrata e Clintonit tundi një shkop magjik dhe bëri që mizoritë e UÇK-së të zhdukeshin. Profesori britanik Philip Hammond vuri në dukje se fushata e bombardimeve 78-ditore “nuk ishte një operacion thjesht ushtarak: NATO gjithashtu shkatërroi ato që i quante synime të përdorimit të dyfishtë, të tilla si fabrika, ura të qyteteve dhe madje edhe ndërtesa kryesore e televizionit në qendër të Beogradit, në përpjekje për të terrorizuar vendin për t’u dorëzuar ”. NATO në mënyrë të përsëritur hodhi bomba në grupe në vende të tregut, spitale dhe zona të tjera civile. Bombat e grupimeve janë pajisje antipersonale të krijuara për t’u shpërndarë nëpër formacionet e trupave të armikut. NATO-ja hodhi më shumë se 1.300 bomba cluster në Serbi dhe Kosovë dhe secila bombë përmbante 208 bomba të veçanta që ranë në tokë me parashutë. Ekspertët e bombave vlerësuan se më shumë se 10,000 bomba të pashpërthyera u shpërndanë në peizazhin ku bomba mbaroi dhe mbyti fëmijët e gjatë pas armëpushimit.”

Qëllimi ,të demonizohet e tërë ndërmarrja ushtarake e koordinuar UÇK-NATO,të goditet pa mëshirë në njerëzit që udhëhoqen luftën e lirisë dhe vet idenë.Të arrihet qëllimi në kohen kur në botë dhe Europë janë shtuar forcat politike retograde ,të sulmohet për të fituar dhe për t’i fshehur krimet që i kanë kryer vet.
Por siç e shkruam më lartë ,lufta e tyre nuk është e lokalizuar në UÇK e Kosovë ,ajo është e përgjithshme,më e gjerë.është luftë mes lirisë dhe robrisë hegjemoniste pan-sllave.

Nga Xhelil Arifi/

/proinformacion.com/

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close