MPJD: Vendimi për pezullim nuk përfshinë as konsujt as ambasadorët

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se vendimi për pezullim nuk i përfshinë as konsujt as ambasadorët.

Kjo ministri ka dalur me një sqarim për situatën e re.

Njoftimi i plotë:

MPJD: Sqarim, vendimi për pezullim nuk i përfshinë as konsujt as ambasadorët

Prishtinë, 1 korrik 2020 – Me qëllim të qartësimit të gjendjes së krijuar pas publikimit të lajmeve të sotme, lidhur me vendimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Meliza Haradinaj-Stublla, për pezullimin e përkohshëm të disa vendimeve që kanë të bëjnë me shërbimin e jashtëm, ju njoftojmë se:

Nuk bëhet fjalë për anulim, por për pezullim të përkohshëm të vendimeve për kthim të disa diplomatëve, të nënshkruara nga ish-Qeveria e shkarkuar.

Vendimi për pezullim nuk i përfshinë konsujt dhe as ambasadorët.

MPJD njofton opinionin se këto vendime do të shqyrtohen veç e veç brenda afatit 7 ditor, dhe se vendimi përfundimtar do të merret pa asnjë paragjykim lidhur me vendimet e mëparshme apo pezullimin aktual të tyre.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close