Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese presidentin Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për, siç thuhet “vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit, Haxhi Shala, për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë”.

Kërkesa është dorëzuar nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar që deputeti Shala të ndryshojë qëndrimin dhe votën në seancën e jashtëzakonshme plenare të Kuvendit të Republikës të datës 3 qershor”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Vota e deputetit të partisë Nisma Social Demokrate, Haxhi Shala, u kontestua në ditën që u votua Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti.

Shala nxiti reagime të shumta, pasi vetëm pak minuta para se të votohej qeveria, mori fjalën në Kuvend dhe tha se kishte ndërruar mendje sa i takon votimit të qeverisë.

Këtë tha se e bëri pasi i kishin shkuar në shtëpi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vetë presidenti Thaçi e pranoi se kishte pasur takim me deputetin Haxhi Shala. Por, veprimin e tij, presidenti e cilësoi vetëm si “këshillim”.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close