Në udhëtim *Poezi

Në udhëtim, nga Hermann Hesse
(shqipërim)

Mos u dëshpëro,
Shpejt do të vijë nata,
Kur mund të shohim hënën e ftohtë
Duke qeshur fshehtas
Mbi fshatin e zbehtë
Ndërsa shlodhemi, dorë për dore.
Mos u dëshpëro,
Shpejt do të vijë koha
Kur mund të pushojmë.
Kryqet tona do të qëndrojnë
Përkrah buzë rrugës së ndriçuar,
Dhe shiu e bora bien,
Erërat vijnë e shkojnë.

/Më 2 Korrik 1877 – Lindi Hermann Hesse, autor dhe poet romantik gjerman-zviceran; nderuar me Çmimin Nobel në letërsi më 1946 (vdiq më 1962).

Përgatitur Kalendari Enciklopedik Shqiptar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close