ÇAMËRIA IME

Gjyshja ime iku nga Çamëria kur ishte 6 vjeçe. Ishte shumë e vogël, për të pasur kujtimet e gëzimeve të fëmijërisë por e rritur, aq sa për të mbajtur mend, Vratilën – fshatin e saj, lëndinat, pemët, lumin Kalama ( Thiamis, nga i cii thuhet se rrjedh edhe emri Çamëri)
.
Çamërinë e mësova për herë të parë, kështu, nga tregimet e nje fëmije të tmerruar, që kishte pare t’i masakronin grekët babanë as 30 vjeç, të cilin ajo do ta ngjallte me emrin e djalit te saj, babait tim.

Çamëria vijonte me rrëfimin per një grua, mbetur e vé e pa vëlla, halla e gjyshes sime. Kjo grua , me bonjakët e saj e të vëllait në shpinë, zuri udhët e arratisë për të shpëtuar.
Udha për Shqipëri e ndante jetën nga vdekja në një fill të hollë, që u këput për shumë fëmiij, pleq, vajza, çamë muhaxhirë….

Gjyshja ime nuk e pa më kurrë Vratilën e saj. Mbylli sytë me peng në shpirt për atë copë toke ku la të atin, shtëpinë varret e të pareve.
Jeta e saj, më vone u mbush, siç më tregonte, me kalvarin e gjatë të mundimeve ne Shqipëri, deri sa u martua me tim gjysh, i ardhur ne Shqipëri pa i mbushur te 20-at, në vitet e luftës së parë Botërore .

Me tregonte, më tej, se si i kish pritur të afërmit e saj e të burrit në verën e vitit ’45, të rraskapitur e te pashpresë.
Qysh atëherë, në mendjen time prej fëmije, u fut si hije një emër: Napoleon Zerva! Ishte vetë Vdekja që ndiqte njerëzit e mi maleve nëpër natë.

Më vonë do te kuptoja se gjithë ky ankth që mbështillte kujtimet e gjyshes sime ishte vetëm një episod, ishte pjesa e saj e vuajtjeve në atë ferr shfarosjeje, mespermes të cilit kaluan çamët nga zjarri e kosa e andartëve grekë gjatë viteve ’44-45.

Prej kesaj, megjithatë jo vetëm për këtë , gjatë gjithë kohës kisha ndjesinë e çuditshme se diçka e pazakontë e shoqëronte prejardhjen time.

Kur i pergjigjesha pyetjes: “nga je?”, gati gjithmonë bashkëbiseduesi më vështronte sikur te kisha nevojë për mbrojtje, me keqardhje – tek tjetri ndihej përpjekja për të më thënë diçka të afërt me ngushëllimin…

Vjet, për herë të parë, pikërisht 75 vite pas asaj arratie pa kthim qe rrëfente gjyshja ime , vendosa ta kapërcej përfytyrimet e së bashku me tim atë ,time më, bashkëshorten dhe vajzat të udhëtoj drejt rrënjëve të të parëve të mi, ne Çamëri. Gjithçka, prej kufirit e deri sa mbërritlm ne Margëlliç, ishte si rikthim ne fantazitë e fëmijerisë, kureshtje e përzier me kujtimet e hidhura, e vetmja pasuri që kisha trashëguar.
Pastaj, me rradhë … Rrapi madhështor ne qendrën e Margëlliçit, im atë me sytë e njomur e zërin që i dridhej. Ndoshta nuk i besohej që i ati kish lindur në një vend te planetit Tokë, kaq afër…
Shëtitëm rrugët e fshatit, ato rrugë ku gati një shekull më parë kish shëtitur im gjysh e sot vraponin plot gëzim vajzat e mia. Bëmë fotografi, blemë suvenire modeste.

Pastaj… u riktheva ne rrëfimet e gjyshes.

Kur po shkonim tek makina , dy policë grekë na ndalën e na kërkuan pasaportat.

Pa arrogancë, por shumë këmbëngulës, na ftuan mua dhe time shoqe ne zyrë . Me një anglishte të varfër, më shumë me gjeste se me fjalë, hetuan me hollësi arsyet e vizitës sonë.

Zbërthyen krejt pemën gjenealogjike të familjes. Kur mbërritën te emri i gjyshit më ngulën sytë:
Mos vallë …? – Po, – u thashë, pa u lënë ta shpinin në fund dyshimin. – Gjyshi im ka lindur këtu, ca qindra metra larg kësaj zyre. Mos vallë është ndonjë krim?

Nuk folën. Na kthyen pasaportat e na uruan thatë: – Rrugë të mbarë!

Dolëm të hidhëruar. Isha në tokën e gjyshërve, por isha i huaj, i padëshiruar.

Pas 75 vjetësh, vajzat e mia nuk i kërcenonte fati i gjyshes së ndjerë, por urrejtja, frika, e diçka tjetër që i mundonte ata që kishin zaptuar shtëpine e tokën e të parëve të mi, ishte e gjallë.

Ata vuajnë kujtesën e krimeve, me siguri e patjetër që duan të çlirohen nga kjo barrë.

Ne, Çamët, po e po, nuk kemi harruar. Si mund të harrojmë?

Sepse Çamëria është rrënja e gjakut, kujtesa jonë dhe e fëmijëve tanë, plaga jonë e hapur!

Unë thashë pjesen time. Me mire se unë ua thote një çam tjetër. Ju lutem, lexojeni.

Baladë çame

Bilal Xhaferri

Ylberi, si një përshëndetje e përlotur
lamtumire,
u zhduk matanë largësive,
mbi kreshtat e flakëve,
nëpër shi.
Matanë largësive u zhduk e përflakur
Çamëria
dhe gjitha rruget tona shpien ne veri.
Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e
lashta epirote,
mbi të shtrenjtat troje tona
stërgjyshore.
Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë.
Ullishtet e pavjelura gjëmojnl si dallgë
nëpër bregore.
Dhe kudo toka çame,
mbuluar nga retë ,
rënkon e mbytur në gjak e lot,
e mbetur shkretë ,
pa zot.
Na e tregojnl drejtimin plumbat,
na e ndricojnë rrugën flakë që gjithë
tokën kanë përpirë.
Pas shpinave tona plrplas tufani dyert e shkallmuara të shtlpive.
Dhe rrugët zgjaten e zgjaten ne veri.
Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi…
Lamtumirë, Çamëri !

Edmond Fetahu
Dhe greket qe i bejne bust kriminelit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close