Njerëz të vullnetit të mirë, bëjnë pastrimin e shkollës së mbetur pa nxënës në katunin Sefer

Njerëz të vullnetit të mirë kanë filluar me aksione vullnetare për të rikthyer imazhin e jetës në katunin legjendar të Karadakut,aty ku ku jetoi e nga ku veproi gjenerali i pavarësisë e i rilindjes kombëtare Idriz Seferi.

Ky katun si një vendbanim i anatemuar nga regjimet e mëpëarme anti-shqiptare ,sllavo-serbe është braktisur dhe lënë në mëshirë të natyrës.

I gjendur në një pozitë gjeografike ku ka parë trysninë e soldateskes serbe,ka qenë mos të themi e pamundur të shkohet dhe të jetohet atje.Por me kalimin e kohës dhe relaksimin paksa të tensioneve politike,seferas të vullnetit të mirë kanë filluar t’i kthehen vendit të lindjes duke organizuar takime dhe aksione të ndryshme.

Në këtë hyn edhe aksioni për pastrimin e shkollës së këtij katuni.Këta vullnetar përmes faqes në Facebook “Fshati Sefer – Vendlindja ime“,kanë bërë apelin:

“Përshëndetje nga Vendlindja-pikërisht nga shkolla e fshatit ku bëm pastrimin nga mbeturina dhe gjëra të panevojshme.Presim përkrahjen dhe kontributin tuaj të dashur bashkëfshatar,për të mundësuar renovimin e sajë.”

/Xh.Arfifi/proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close