Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një ushtar amerikan, që shërbente në Kosovë, ka vdekur.

Ushtari Alexander Blake Klass, 20 vjeç, nga Uillamina e Oregonit, ka vdekur si “rezultat i një incidenti joluftarak më 4 korrik, në kampin në Novo Sellë, Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, hetimet lidhur me këtë ngjarje kanë filluar.

Klass ishte pjesë e Batalionit 2, Regjimenti i 162-të i Këmbësorisë, Ekipi Luftarak i Brigadës së Këmbësorisë në Gardën Kombëtare të Oregonit, njoftoi Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, të njohur si KFOR, janë të angazhuar 460 ushtarë amerikanë, nga 4,000 trupa sa janë në total./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close