Libri “Faik Konica” ,monografi nga Prof.Dr.Jup Kastrati

Nuk ka testament atdhetarie më trishtues se sa testamenti i Faik Konicës, i shkruar në vitin 1942, në prag të vdekjes, në Uashington. Ta ndalim vëmendjen mbi këtë fjali dhembjemadhe: “Nuk do të më tresë dheu nëse ti Imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe të gjithë ata që e quajnë vetën shqiptarë nuk do të çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë”.
Ky amanet i kolosit të madh të letrave shqipe (nuk lejoi regjimi komunist, edhe përkundër përpjekjeve të Noli) do të realizohet vetëm në vitin 1995, kur edhe në Amerikë, përkatësisht në Nju Jork, do të botohet monografia “Faik Konica” e studiuesit Jup Kastrati nga ana Gjonlekaj Publishing Company në krye me botuesin Tom Gjonlekaj.
Bëhet fjalë për një botim shumë serioz për jetën dhe veprën e Konicës, me 536 faqe (format 18.5 X 28.5 cm), redaktor të të cili botim janë Elena Kadare dhe Leonard Fox, me parathënien mjaft përmbajtjesore të Rexhep Qosjes.
Autori Kastrati do të shkruajë se monografia u kushtohet shqiptarëve të Amerikës, të cilët, gjatë gjithë shekulli XX, punuan pa u lodhur për Shqipërinë etnike, për kulturën kombëtare, për gjuhën amtare, për shkollën dhe letërsinë shqiptare, për shtypin dhe fjalën e lirë, për lëvizjen mendore përparimtare e demokratike.
Faik Konica ishte krijues me dije të madhe dhe kulturë të gjerë dhe shquhej me kujtesë të jashtëzakonshme. Prej shkrimeve të tij ne kuptojmë se ishte, siç do të thotë miku i tij, poeti i lavdishëm francez, Gyjoim Apolineri, një “enciklopedi lëvizëse”.
Njëzet e pesë vjet pas botimit të kësaj monografie, pavarësisht se në ndërkohë janë botuar edhe libra tjera për dhe rreth veprimtarisë së Faik Konicës, megjithatë duhet të mendohet që kjo vepër e Jup Kastratit të ribotohet, sepse të paktë (duke më përfshirë edhe mua) janë ata që patën fat ta kenë këtë vepër të jashtëzakonshme./
Shkelzen Halimi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close