Kaos në Beograd:Demonstruesit hyjnë edhe në Parlament

Mediat beogradase njoftojnë se përpara Shtëpisë së Kuvendit Popullor , menjëherë pas orës 20 00, filloi një protestë e qytetarëve të pakënaqur me masat e shpallura nga Presidenti Vuçiq.

Protestat pasuan fjalimin e Presidentit Vuçiq për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndersa një turme të madhe është grunbulluar në këndin e Takovska dhe Bulevardin e Mbretit Aleksandër.

Në mesin e të mbledhurve janë anëtarët e Nismës “Le të mos ngulfasim Beogradin”, anëtarë të organizatës “1 nga 5 milion”, deputeti i pavarur Srdjan Nogo.
Në një moment, protestuesit arritën të hynin në Parlament, por ata u dëbuan shumë shpejt nga aty,njoftojnë këto media.

Policia nuk ishte ashpër, media raporton se vetëm një person ishte arrestuar, për shkak të sjelljes veçanërisht agresive ndaj një polici.

Protestat filluan për shkak të orës policore që u njoftua se fillon të Premten, por ndërsa protestuesit po hynin në Parlament, njëri prej tyre i tha kamerës se po protestonin sepse nuk do të lejonin vendosjen e migrantëve në Serbi.

Pra nuk është vetëm një arsye se pse po protestojnë serbet,porse ka një pakënaqsi të gjerë popullore ndaj politikës autoritare të everisjes së Aleksander Vuçiqit./proinformacion.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close