Maqedonia e Veriut mbyll kufirin me Kosovën

Maqedonia e Veriut ka vendosur që t’ua mbyll dyert disa shteteve të rajonit, duke përfshirë edhe Kosovën, si masë parandaluese kundër pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nxjerrë një vendim me anë të të cilit ka vendosur që t’i mbyll kufijtë me Kosovën.

Gazeta Express merr vesh se për të kaluar kufirin Kosovë – Maqedoni duhet që qytetarët ta kenë bërë testin ndaj koronavirusit, i vlefshëm jo më pak se 72 orë.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në emisionin Pressing të T7, e ka komentuar këtë vendim duke thënë se është e padrejtë që Maqedonia e Veriut të kërkojë test nga qytetarët e Kosovës.

“E padrejtë të kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut”, ka thënë Zemaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close