Paralajmërim,për përdoruesit e WhatsApp-it

Përdoruesit e WhatsApp duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që rrjedhin nga versionet e rreme të këtij aplikacioni popullor.

Sipas Daily Express, është e mundur që edhe për iOS dhe Android në faqe të ndryshme të APK-ve gjenden versione të aplikacionit WhatsApp që janë “modifikuar” në mënyrë që përdoruesit të kenë shumë karakteristika shtesë, të cilat origjinali WhatsApp nuk i ka.

Shkarkimi i versioneve të tilla që nuk vijnë nga dyqanet zyrtare (App Store dhe Google Play Store) paraqet një rrezik të madh për privatësinë tuaj. Versione të modifikuara dhe jozyrtare mund ta bëjnë telefonin tuaj të prekshëm në shumë mënyra.

Një nga sulmet më të zakonshme që përdorin hakerat është sulmi “Njeriu në mes” (MITM), ku njerëzit me qëllim të keq mund të përgjojnë secilën prej mesazheve tuaja, dhe madje ta modifikojnë atë përpara se të arrijë në destinacionin e tij përfundimtar.

Gjithashtu, WhatsApp ka kërcënuar të përjashtojë automatikisht të gjitha llogaritë e gjetura që vijnë nga aplikacionet e modifikuara, për sigurinë e përgjithshme të të gjithë përdoruesve.

Një paralajmërim për rreziqet e përdorimit të versioneve të modifikuara të WhatsApp u shfaq së pari në rrjetin social Reddit, dhe më pas në llogarinë në Twitter të WABetaInfo.

/përgatitur nga proinformacion.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close