“Pusho shqip”/ Gurrat e Gurit të Bardhë në Klos

ATSH – I. Vata/- Bashkia Klos fton turistët vendas dhe të huaj të vizitojnë Gurrat e Gurit të Bardhë, një destinacion i preferuar turistik që ofron pamje madhështore.

Gurrat e Gurit të Bardhë janë nga më të bukura që ka zona, për ujin, ngjyrat e natyrës që kompozohen bukur në peizazhin malor të Klosit.

Në fshatin Guri i Bardhë ndodhet vendi i quajtur “Gurrat”, aty ku uji është simbol i këtij vendi. Guri i Bardh është i klasifikuar në 100 fshatrat turistikë të Shqipërisë dhe përbën një vend që ia vlen për t’u vizituar.

Në këtë fshat ndodhet Kalaja e Petralbës e cila gjendet poshtë në pjesën e poshtme të fshatit Guri i Bardhë dhe përmbi fshatin Fshat, ku madhështisë së të shkuarës i bashkohen kullat që janë një pasuri e madhe e trashëgimisë së Klosit.

Fshati Gur i Bardh është në juglindje të bashkisë Klos dhe kufiri ndarës me bashkinë Tiranë.

Guri i Bardh ndodh 9 km nga Klosi, dhe rruga ofron pamje malore fantastike, një ballkon ku sheh përreth male, bimësi të harlisur, kulla të bardha, traditë mikpritjeje, një vend që çdo turist do ta ëndërronte.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close