Arti shkëmbor prehistorik në Mirditë, si gjurmë e rëndësishme e hershmërisë së banimit ndër këto zona!

1) Guva e Piktogrameve Prehistorike në Rubik. Sipas arkeologut Muzafer Korkuti, piktura e Rubikut është vepër e popullsisë protoilire, paleoilire ose një substrati etnokulturor më të hershëm, të po atij territori ku në epokën historike jetonin ilirët e jugut. Piktura i përket periudhës 4000 – 2000 vjet para L. K.

Sipas prof. Shpend Bengut: Shtresëzimet teknike dhe kalimi nga teknika piktografike në atë petroglife, na shtyjnë të mendojmë se Guva e Rubikut, gjatë prehistorisë, përveç funksionit mbrojtës dhe strehues, mund të ketë shërbyer edhe si bazë të dhënash (data base) në lidhje me vendndodhjen e mineraleve jo vetëm për banorët vendas por edhe më gjërë.

2) Shkëmbi i mbrishkruar prehistorik i zbuluar në Xhuxhë. Mbesim në pritje të tezës shkencore nga ekspertët, për hershmërinë e tij. Duhet theksuar që në Xhuxhë, janë zbuluar edhe gjurmë të tjera të artit shkëmbor prehistorik, çka i jep tjetër dimension e gjithë zonës.

3) “Shpella në Buzë”, ndodhet në shpatin lindor të Malit të Shenjtë të Oroshit, mbi fshatin Mërkurth. Sipas arkeologëve Rudenc Ruka, Michael L. Galaty dhe Elio Hobdari: Arti shkëmbor i “Shpellës në Buzë” ndahet në dy faza kryesore. Faza I, paraqet një gërshetim të elementëve të trashëguar nga epoka e bronzit si dhe shfaqjen e atyre të rinj të epokës së hekurit. Faza II, datohet nga periudhat pas antike.

– Gjurmë të artit shkëmbor janë hasur në Blinisht dhe, në afërsi të kalasë së ilire të Anderfajt (Anderfanit) në Konaj, ku ruhen edhe gjurmët e një vendbanimi të fortifikuar prehistorik.

Sipas arkeologëve, veprat e artit shkëmbor janë krijime të popullsive me jetëgjatësi banimi në të njëjtat territore, d.m.th. të popullsive autoktone.

/MIRDITA:Histori dhe aktualitet

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close