Bashkimi Europian insiston që kompanitë europiane të zëvendësojnë Huawei për rrjetin 5G

Komisioni Europian deklaroi gjatë së premtes se kompani europiane, si Nokia dhe Ericsson, mund t’i ofrojnë Bashkimit Europian çka do që do të jetë e nevojshme për të zhvilluar infrastrukturën 5G, nëse ata do të mënjanonin kompaninë Huawei për çështje sigurie.

Tre kompani kanë ofruar zgjidhje për rrjetin 5G: Nokia e Finlandës, Ericsson e Suedisë dhe Huawei e Kinës, deklaroi një zyrtar europian i cili kërkoi që të mos t’i zbulohet identiteti.

“Siguria është primare në Europë”, thuhej në raportin e Komisionit të publikuar gjatë së premtes.

“Është më e rëndësishme se kurrë që të sigurohet një nivel i lartë sigurie për zhvillimin e rrjetit 5G në Europë, në kuadër të rritjes së nevojës së strukturave digjitale në ekonomitë tona”, u shpreh Komisioneri i Tregut të Brendshëm Thierry Breton.

“Në bashkëpunim me vendet anëtare, ne jemi të angazhuar për të sjellë në jetë masa të besueshme dhe të koordinuara, jo vetëm për sigurinë kibernetike të 5G, por edhe për të forcuar autonominë tonë teknologjike”, tha ai përmes një deklarate.

Bashkimi Europian duhet “të identifikojë furnitorët me rrezikshmëri të lartë”, shkruan më tej Komisioni Europian.

Nga ana tjetër, kompania Huawei është shprehur se “mund të kenë besim tek ta”.

“Nuk jemi të sapoardhur në Europë, kemi qenë këtu dhe kemi qenë partner të besuar të Europës për rreth 20 vjet”, tha për Euronews përfaqësuesi i Huawei në BE Abraham Liu.

“Autoritetet europiane dhe politikanët duhet të kenë vetëbesim të mjaftueshëm tek autoritetet dhe operatorët e tyre, të cilët janë operatorët më të mirë në botë dhe kanë standardet më të larta të sigurisë kibernetike dhe të ekspertëve në këtë industri”, shtoi Liu.

Mbretëria e Bashkuar, e cila u largua nga BE këtë vit, tha më 15 korrik se do të hiqte nga rrjeti i saj 5G të gjitha pajisjet e prodhuara nga Huawei për arsye sigurie.

Blerja e pajisjeve të reja Huawei do të jetë e ndaluar pas 31 dhjetor 2020 ndërsa pajisjet ekzistuese do të hiqen deri në 2027, deklaroi qeveria britanike.

Vendimi është mirëpritur nga SHBA, ndërsa Pekini e ka dënuar veprimin e duke e cilësuar si “të politizuar”./euronews.al

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close