Lexoje nëse je i mërzitur.

Çfarëdo që na ndodhë është për të mirën tonë … Në Indinë e largët rrëfejnë një përrallë, nga ato që të lënë një buzëqeshje, sepse kanë një fund çuditërisht udhëzues. Njëherë e një kohë ishte një perandor që kishte zgjedhur si këshilltar personal një plak shume të mençur, por që kishte një zakon të keq, përsëriste vazhdimisht, “çfarëdo që të ndodhë, është për të mirën tënde … çfarëdo që të ndodhë, është për të mirën tënde” …por perandori, megjithatë, edhe pse “defekti” i plakut të urtë e irritonte, e mbante afër për shkak të këshillave dhe urtësisë, i ishte shumë i dobishëm dhe për këtë arsye, gjithmonë e merrte me vete, sidomos kur largohej nga pallati.

Një ditë me shi, perandori vendosi të pastrohej dhe pasi e lanë gratë e oborrit, kërkoi berberin ta rruante dhe t’i bënte manikyr. Në momentin që berberi po i priste thonjtë, u dëgjua një bubullimë kaq e fortë, perandori dhe berberi u frikësuan aq shumë sa që berberi preu gishtin e vogël të perandorit … britma, dhimbje dhe zemërimi pushtuan perandorin që u sul mbi berberin i egërsuar: “shpejt në burg, i padenjë,preve gishtin e perandorit, do të kalbesh në burg për vitet e mbetura të jetës tënde!” Atëherë ndërhyri plaku i urtë dhe filloi përsëri të përsëriste: “çfarëdo që të ndodhë, është për të mirën tënde … çfarëdo që të ndodhë, është për të mirën tënde”… Perandori plot zemërim, bërtiti: “Mjaft me këto budallëqe, më je mërzitur gjithë këto vite, dhe ti në burg, kështu që do t’i dëgjosh vetë budallëqet e tua deri në fund të jetës! ” Të nesërmen perandori për t’i dalë zemërimi, vendosi të shkojë për gjueti në pyll, natyrisht, vetëm, pasi e kishte burgosur plakun e mençur që zakonisht e ndiqte kudo. Ndërsa gjendej në pyll, papritmas e rrethuan luftëtarët-heretikë të perëndeshës Kali, e kapën dhe u lumturuan shumë që gjetën një viktimë për ta flijuar për perëndeshën.

Perandori bërtiti, bërtiti, u lut, por asgjë. Kishin vendosur ta sakrifikonin te perëndesha Kali, që ishte perëndesha e të keqes, e cila festonte atë ditë. E veshën me mantel të veçantë, e vajosën me vaj të shenjtë, e lidhën mbi altar, ndërsa prijësi ishte gati t’i ngulte thikën në zemër, pa, me tmerr, se nga viktima mungonte një pjesë; gishti i vogël. Duke mallkuar dhe pështyrë, e zgjidhi, sepse nuk lejohej të sakrifikonin dikë që nuk ishte i plotë dhe kështu e la të shkojë … Ende i trullosur, perandori vrapoi shpejt në pallat dhe gjatë rrugës, kuptoi se çfarë kishte ndodhur, plaku i urtë kishte të drejtë dhe sa mirë që berberi i preu aksidentalisht gishtin dhe kështu i shpëtoi jetën. Çfarë rëndësie ka një gisht më pak përpara rrezikut që kishte kaluar? Më mirë i gjallë dhe me një gisht më pak, se sa i vdekur! Duke arritur në pallat, perandori, shkoi menjëherë në burg dhe liroi berberin dhe më pas shkoi te plaku i mençur, hyri në qeli e përqafoi dhe i tha: “Miku im, më fal për të keqen që të bëra, sa i verbër që isha. Më kapën heretikët e perëndeshës Kali dhe, ndërsa ishin të gatshëm të më sakrifikonin, panë se më mungonte gishti im i vogël dhe më lejuan të shkoj. Kishe të drejtë, miku im, çfarëdo që na ndodhë, është për të mirën tonë! Të më falësh, do jesh gjithmonë pranë meje dhe e gjithë mbretëria të takon … Por tani që je në burg, më thuaj “ku është e mira që të ndodhi ty?” I qetë, plaku pa nga perandori dhe u përgjigj” Shikoni perandor, nëse nuk më burgosnit mua, do t’ju kisha shoqëruar si gjithmonë, në gjuetinë tuaj në pyll dhe mua nuk më mungon asnjë gisht …! “Çfarëdo që na ndodhë është, për të mirën tonë. !!!!

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close