Shqipëria e bukur/ Gjiri i Portezit

ATSH/ Përtej imazhit të bregdetit të zhurmshëm, Durrësi ofron një vijë bregdetare të pafund, nga plazhet ranore me pisha të paprekura nga dora e njeriut e deri te gjiret shkëmbore me ujë të kulluar të përshtatshme edhe për turizmin aventuresk.

Në kohë si këto, kur e gjithë bota është pushtuar nga pandemia e COVID-19, janë pikërisht këto gjire që po tërheqin gjithnjë e më tepër turistët vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të plazhit të Gjirit të Portez, në Durrës, duke e promovuar atë si një destinacion turistik.

Nëse kalon Spitallën dhe vazhdon të ecësh drejt në një rrugë të shtruar, menjëherë sapo lë pas depozitat e karburanteve, pamja është komplet tjetër.

Pas një kodre të vogël shfaqet Gjiri i Portezit, një plazh i vogël dhe i qetë me rërë dhe ujë kristal, ku mund të kalohet një ditë e këndshme, larg rrëmujës së plazheve masive të zonës qendrore të Durrësit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close