Vaksina e Shteteve të Bashkuara kundër koronavirusit nis fazën e fundit të testimit

Kompania bioteknike amerikane, Moderna, tha se ka nisur fazën e tretë të testimit të një vaksine kundër koronavirusit, pas dy testimeve të tjera të suksesshme.

Në fazën e tretë, rreth 30,000 vullnetarë, që gëzojnë shëndet të tmirë, do të marrin dy doza të vaksinës, në çdo 28 ditë, për të parë nëse ajo ofron mbrojtje kundër koronavirusit.

Vaksina quhet mRNA-1273 dhe përmban një pjesë të vogël të kodit gjenetik nga koronavirusi.

Ajo nuk do ta shkaktojë sëmundjen, por pritet ta trajnojë sistemin imunitar që ta identifikojë dhe luftojë infektimin me koronavirus.

Kompania paralajmëroi se do të duhen disa muaj kohë për të parë nëse vaksina funksionon.

Vaksina e Moderna-s nuk është e para që hyn në fazën e tretë, që është faza e fundit përpara se të mund të paraqitet pranë një autoriteti rregullator për vlerësim dhe miratim të mundshëm.

Faza e tretë e vaksinës që ka bërë Universiteti i Oksfordit është në zhvillim e sipër.

Në të gjithë botën janë mbi 120 vaksina kundër koronavirusit që janë në faza të ndryshme të zhvillimit.

Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 16.2 milionë njerëz në botë.

Prej tyre, mbi 649,000 kanë vdekur dhe mbi 9.4 milionë janë shëruar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close