MALLI *Poezi

Ti je atje
Mëngjeset i përqafon në agimin e parë
Në syrin e vesës dëshirat i shpërlanë
Thurë kurora gëzimesh me fijet e barit të njomë.

Ti je atje
Me drenushat lahesh në rrjedhën e Kepenicës
Lumit me brigjet pranverë
E mua vetmia e paftuar
Më troket çdo ditë e çdo natë në derë.

Ti je atje
Degëve të pemëve kacaviresh me lëvizje të lazdruara
Në vesh varë kalavesh qërshijat e kuqe
Dëshira të zjarrta mollëzave të zbukuruara
Ëdërron veten me e bukura nuse.

Ti je atje
Kënaqesh me simfoni çdo mbrëmje
Kur fyelli bariut ligjëron perëndimin e diellit
Zbritjen e gjumit në çepalla plot ëndje.

Ti je atje
Ndërsa unë këtej ëndërroj
Mëngjesin e nesërm ta vrasim vetminë
Turravrap harlisur të mbledhim fëmijërinë
Livadheve të bleruara plot lule verdhinë.

/Nexhmedin Syla, 27 korrik, 2020, NYC/
/foto; shtëpiza, kampi nën pisha, gusht 1984, Kamenovë/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close