Futbollisti i talentuar kosovar Lirim Kastrati,anëtar i ri i Dinamos së Zagrebit:Modriç i ka ruajtur dhitë ndërsa unë lopët

Futbollisti i ri nga Kosova Lirim Kastrati është anëtari më i ri i klubit të njohur kroat Dinamos së Zagrebit.
Ky djalosh i talentuar 21 vjeçar nga rrethi i Kamenicës/Dardanës para ardhjes në radhët e Dinamos ka luajtur për Shkëndijen si dhe Lokomotivën e Zagrebit.Ai pas lojërave të mira që ka treguar në Lokomotiva ka tërhequr vëmendjen e opinionit të atjeshëm.

Ai në një intervistë për “Večernji list” të Zagrebit ka folur edhe për jetën e tij dhe karrierën.Në mes tjerash ka folur edhe për kujtimet nga kohë të vështira të fëmijërisë.

“Po, unë e di që Luka Modriq ka ruajtur dhitë si djalë i vogël, dhe me krenari mund të them se edhe unë kam ruajtur lopë rreth fshatit tim. Çdo ditë ngrihesha në agim dhe shkoja me 12 lopët e mia në livadhet dhe pyjet afër. Familja ime edhe sot është e angazhuar në prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit. Edhe sot kur vij në Kosovë, me kënaqësi marr një tufë lopësh dhe shkoj për shëtitje me to. Unë nuk kam turp fare për këtë dhe jam gjithmonë i lumtur që flas për këtë”, tha Kastrati.

Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close