“Deutsche Bahn” humbje prej 3,7 miliardë eurosh në T1

/ATSH-AFP/ – Operatori hekurudhor gjerman, “Deutsche Bahn” pësoi një humbje neto prej 3,7 miliardë eurosh në trimestrin e parë për shkak të pandemisë, kriza më e rëndë financiare në historinë e tij.

“Virusi ka ngadalësuar brutalisht rritjen tonë dhe e ka zhytur “Deutsche Bahn”un në krizën më të rëndë financiare që nga krijimi i saj”, njoftoi sot grupi në një deklaratë.

Për vitin 2020, “Deutsche Bahn” pret një humbje të pashembullt operative prej 3,5 miliardë eurosh, si edhe një rënie drastike të qarkullimit vjetor të saj, në 38,5 miliardë euro.

Për të shpëtuar “Deutsche Bahn” përballë krizës së COVID-19, shteti gjerman rikapitalizoi grupin në fillim të qershorit, në shumën prej 5 miliardë eurosh.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close