Ekonomia meksikane u tkurr me 18,9 % në T2

ATSH-DPA/ – Ekonomia meksikane, e goditur rëndë nga pandemia, u tkurr me 18,9 % në tremujorin e dytë, në krahasim me periudhën korresponduese të vitit të kaluar, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Statistikave INEGI.

“PBB-ja e ekonomisë së dytë më të madhe të Amerikës Latine pësoi rënie në të gjithë sektorët, pasi aktivitetet jothelbësore ekonomike u pezulluan në prill”, sqaroi INEGI.

Sektori i industrisë u tkurr me 26%, shërbimet me 15,6% dhe sektori parësor, i cili përfshin bujqësinë dhe minierat, me 0,3%.

Rreth një milion vende pune u humbën zyrtarisht në tremujorin e dytë, por numri i vërtetë është më i lartë, sepse rreth 57% e fuqisë punëtore të Meksikës punon në sektorin informal.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close