Koike: Baret dhe restorantet e Tokios të mbyllen më herët

ATSH-AFP/ – Guvernatorja e Tokios, Yuriko Koike u bëri thirrje sot restoranteve, bareve dhe lokaleve karaoke në kryeqytetin japonez që të mbyllen më herët në mbrëmje, në përpjekje për të frenuar pandeminë e COVID-19, që po rifiton terren në vend.

“Ekspertët besojnë se situata në metropol është më serioze se më parë”, tha Koike.

“Nëse situata do të përkeqësohej më tej, Tokio do të duhet të konsiderojë mundësinë e vendosjes së një gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë qytetin”, shtoi ajo.

Bashkia do të kërkojë që bizneset që shërbejnë alkool dhe lokalet e karaokes të mbyllen në orën 22:00, duke filluar nga 3 gushti dhe deri në fund të muajit.

Sidoqoftë, aplikimi i këtyre orëve të kufizuara nuk është i detyrueshëm dhe ata që refuzojnë t’i zbatojnë nuk do të ndëshkohen.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close