Restaurimi i shtëpisë së At Gjergj Fishtës drejt përfundimit

ATSH – I. Vata/ Shtëpia e Homerit shqiptar, At Gjergj Fishta është drejt përfundimit. Ministrja e Kulturës Elva Margariti tha sot se punimet e nisura në 17 qershor të këtij viti janë drejt përfundimit.

Ishte 23 tetor i vitit 2019, kur në ditën e lindjes së poetit tonë të madh, Homerit shqiptar, At Gjergj Fishta, u premtua se do të restauronim shtëpinë, ku ai jetoi për pak kohë, në Fishtë.

Margariti shton se “punimet restauruese po i përmbahen konfiguracionit origjinal të ndërtesës, në të gjithë elementët e saj, në dyer, dritare, dysheme, tavane druri, shkallë, parmakë, çati”.

“Por ky është vetëm një stacion i jetës së Fishtës. Do të vijojmë punën me të tjera objekte e pika ndalese, që përbëjnë atë që ne e kemi quajtur “Itinerari Fishtian”, një rrugëtim fizik dhe shpirtëror në jetën e një prej njerëzve më të mëdhenj të letrave shqipe”, shprehet ajo.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close