Afërdita e Milos (Venus de Milo)

Afërdita e Milos, (Venus de Milo) është një nga statujët më të famshme dhe më të përhapura të artit antik helen. U zbulua në vitin 1820 në ishullin Milos dhe që nga viti 1821 zbukuron Muzeun Louvre në Paris. Krijim i periudhës së vonë helenistike (fundi i shek. II p.e.s), statujë mermeri me lartësi 2.02m dhe me peshë 900 kg, përshkruan perëndeshën e bukurisë dhe dashurisë, gjysmë të zhveshur, e veshur vetëm me rrobën e lidhur rreth ijeve të saj. Dy duart që mungojnë duhet të jenë shkatërruar ose gjatë gërmimit ose gjatë transportit.

Në fillim besohej se Afërdita e Milosit ishte vepër e Praxitelit ose Skopas, sot ekspertët janë të bindur se është vepër e skulptorit Aleksandër të Antiokisë. Zbulimi i statujës dhe ‘arratisja” në Francë. Statuja pati një udhëtim aventuresk, derisa arriti në Muzeun e Luvrit. U zbulua në 8 Prill 1820, kur kazma e fshatarit George Kentrotas, që po kultivonte arën e tij, goditi një kube guri nëntokësor poshtë së cilës ishte vendosur statuja. Kentrotas, kur u përmend nga befasia, mori gjetjen e çmuar dhe e fshehu në shtëpinë e tij.

Por sekreti u zbulua shpejt dhe arriti në veshët e agjentit konsull francez në Kostandinopojë dhe pleqve të Athinës. I pari informoi greqisht-folësis dhe filo-arkeologun flamurmbajtës d’Urville, anëtar i ekuipazhit francez të anijes luftarake që gjendej në Kostandinopojë. De Urville menjëherë nxitoi për në Milos dhe vizitoi shtëpinë e Kentrotas. Admirimi i tij për statujën ishte i tillë sa që u kthye menjëherë në Kostandinopojë dhe njoftoi ambasadorin francez për vlerën e saj. Urdhëroi anijen luftarake të shkonte drejt Milos dhe ta merrte me çdo kusht. Ndërkohë, Pleqtë e Athinës dërguan priftin Vergis në ishull me një urdhër turk për të transferuar gjetjen e vlefshme në Athinë. Vergis arriti në Milos dhe bindi vendasit dhe autoritetet turke të dorëzonin statujën. E paketoi në një kuti prej druri dhe ishte gati ta ngarkonte kur arritën francezët për fatin e tij të keq. Me kërcënimin e armëve, marinarët francezë morën ngarkesën e vlefshme nga duart e grekëve dhe turqve dhe e çuan në anijen luftarake, e cila u drejtua menjëherë për në Francë. Që nga viti 1821, Afërdita e Milos ekspozohet në Muzeun Louvre dhe admirohet nga miliona vizitorë që dynden në muzeun më të famshëm në botë çdo vit. K.E

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close