Fotografohet një ”flutur” kozmike

ATSH-ANSA/ – E ngjashme me një flutur, me strukturën e saj simetrike, ngjyrat e bukura dhe modelet e ndërlikuara, ajo duket se noton dhe përplaset në hapësirë, por në realitet është një ”mjegullnajë” planetare, një flluskë gazi e njohur si NGC 2899.

Ajo është fotografuar teleskopi VLT i Observatorit Jugor Europian (ESO) në Kili dhe për herë të parë në detaje të papara.

”Mjegullnaja”, e cila ndodhet midis 3 000 dhe 6 500 vite dritë larg në yjësinë jugore të Velës, ka dy yje qendrore, që besohet të jenë në origjinën e pamjes së saj pothuajse simetrike.

Kur ylli i parë arriti në fund të ”jetës” së tij dhe ”dëboi” shtresat e tij të jashtme, ylli i dytë filloi të ndërhynte në rrjedhën e gazit duke formuar kështu formën e fluturës.

Vetëm rreth 10-20% e mjegullnajave planetare tregojnë këtë lloj forme bipolare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close