KRYETARI I KOSOVËS NDAN DËSHMORËT NË BAZA FETARE

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi paska ndarë veçmas disa emra në Kosovë për t’i lavdëruar si imamë dëshmorë. Ai s’ka përmendur burimet që konfirmojnë se emrat e përmendur ishin dëshmorë, a se ishin imamë, por kumtesa vjen një ditë mbas takimit të tij të mbyllur me myftiun e Kosovës.

Kjo është hera e parë që dikush ndan dëshmorët e luftës në baza fetare. Gjer sot këtë s’e pat bërë as Serbia.

Ne kërkojmë që kryetari i Kosovës të tregojë burimet që ka përdorur për të konfirmuar se a ishin emrat e përmendur imamë, në radhë të parë; e pastaj a ishin dëshmorë a viktima.

Meqë kriteri (a)fetar qenka me rëndësi, kërkojmë, poashtu, që ai të përmendë si njerëz të paharrueshëm edhe ata qindra ateistë nga LPK e LKÇK që krijuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i ndezur fitilin luftës çlirimtare.

Ky postim i kryetarit Thaçi çon ujë direkt në mulli të propagandës serbe, e cila ngulmon se në Kosovë ka patur xhihad. Lufta nacionalçlirimtare në Kosovë nuk ishte luftë fetare. Dëshmorët tanë nuk u ndanë në baza fetare në jetë e në vdekje. Është turp i madh që kryetari i Kosovës i ndan në këtë mënyrë sot, vetëm për t’i lëpirë bythën lobit islamist./Non-Religious Albanians Shqiptarët jofetarë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close