LUMI VJOSA, LUM I SHENJTË – PJESË E THESARIT KOMBËTAR

A e dini se, Vjosa ka qenë një lumë i shenjtë? Lumi Vjosa, ashtu si Nili e lumenj të tjerë janë të mitizuar. Nga tërë lumenjtë e Shqipërisë, vetëm Vjosa është quajtur Lumë i Shenjtë. Për Vjosën janë thurur mjaft legjenda. Gryka e Vjosës ishte jo vetëm një strehim i sigurt për anijet, të cilat mund të hynin deri afër mureve rrethuese të Apolonisë, por edhe për tu mbrojtur nga armiqtë. Me të drejtë shumë historianë e kanë quajtur “jetëdhënëse”.

Ndërmjet skulpturave të shumta, të ekspozuara në Pavjonin e Lashtësisë në Muzeun Historik Kombëtar, të bën përshtypje ajo që i kushtohet lumit Vjosa. Vjosa është personifikuar në skulpturë nëpërmjet figurës së një plaku të shtrirë e të mbështetur në krahun e djathtë, me flokë deri te supet, me mjekër të dendur. Skulptura është në gur të bardhë, 49 cm e lartë, 70 cm e gjerë. I përket shek. III para Krishtit, zbuluar në Apoloni. Paraqitja antropomorfe e Vjosës tregon se ky lumë ka qenë i begatë dhe luginat pranë tij, pjellore. Ajo personifikohet me një perëndi. Gjymtyrët e zgjatura në formë valëzimi të kësaj perëndie, ku skulptori nuk ka qartësuar detajet anatomike, simbolizojnë dallgët e lumit Vjosa.

/(Marë nga Muzeu Historik Kombëtar, rindarje)

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close