Ndërron jetë nëna e kryeministrit Rama

ATSH/- Nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Kryeministri Rama mëngjesin e të shtunës, ndërsa nënvizon dhimbjen e tij për këtë humbje.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”,- shprehet Rama.

Aneta Rama i kreu studimet për stomatologji në Poloni, ndërsa ishte një ndër mjeket e para stomatologe në Shqipëri. Në 2018-n, ajo u vlerësua me çmimin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, për kontributin e veçantë të saj në themelimin e stomatologjisë shqiptare. Në atë kohë, teksa tërhoqi këtë çmim Kryeministri Edi Rama, pohoi se nëna e tij, Aneta Rama, e kishte të pamundur të ishte e pranishme, sepse prej disa kohësh ishte në një përpjekje jo të lehtë me një sëmundje shumë të vështirë.

Greg Rama: Këshillat e tua të vyera dhe përpjekjet për të tejkaluar çdo betejë, do jenë të paharrueshme tek unë

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama ka postuar një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të gjyshes së tij.

“Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”, shprehet Greg Rama.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close