Okinava shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit Corona

Prefektura japoneze e Okinavës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Guvernatori rajonal, Denny Tamaki, u bëri thirrje banorëve të këtij ishulli, që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre gjatë dy javëve të ardhshme.

Ai tha se spitalet janë mbingarkuar pas rritjes së rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Kemi parë rritje dramatike të infektimeve dhe kolapsimi i sistemit të kujdesit shëndetësor duhet të parandalohet me çdo kusht”, tha ai për mediat lokale.

Okinava ka raportuar të premten, më 31 korrik, për 71 raste të reja me COVID-19, teksa numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në rreth 400.

Gjysma e të infektuarve janë personel në bazën ushtarake amerikane që gjendet në këtë ishull.

Gjendja e jashtëzakonshme, që hyn në fuqi më 1 gusht, do të jetë për një periudhë 15-ditore, tha guvernatori Tamaki.

Ndërkaq, në mbarë territorin e Japonisë, disa masa kufizuese do të rivendosen nga java e ardhshme, pas rritjes së numrit të të infektuarve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close