Princat që lindën nga Puka e sotme apo Dukagjini mesjetar (Dukagjini i Vjetër).

Po sjellim edhe emblemat heraldike: atë të Derës së Dukagjinëve dhe gjithashtu tre stema përsonale të tre prej princave të kësaj dinastie të lashtë arbërore.

Një përmbledhje voluminoze për të gjithë ata që dëshirojnë të dinë më shumë mbi Dukagjinin e Vjetër, pra Pukën dhe princat që dolën nga kjo tokë.

Ja çfarë kanë thënë e lënë pas akademikët shqiptarë e të huaj.

1) “Shumë âshtë kerkue e folë se prei kah duel fisi i Lekë Dukagjinit, por sodë jemi mâ se të sigurtë se êmnin e muer prei nji katundi së voglë të Malit të Zi (Malziut) ndë Pukë qi kjuhet Dukagjin. E edhe këta kanë lidhje gjaku me Midhë e Shalë.”

• Nikollë Gazulli / Hylli i Dritës).

2) Shek. VII përmenden për herë të parë “Dukagjinët e Arbërisë”. Sipas studiuesëve mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i fshatit Dukagjin, në rrethinat e Pukës, ku kanë qënë të vendosur fillimisht të parët e Principatës së Dukagjinëve.”

• Tonin Çobani – Libri “Princi i përfolur Lekë Dukagjini”

3) “Në Flet Dukagjinët ngritën edhe kalanë e parë të tyre.”

• Gjon Muzaka / bashkëkohës i Lekë Dukagjinit, njëkohësisht mik familje i Dukagjinëve.

4) “Krahina që përbën kurrizin kryesor të malësisë së Drinit dhe shpatet nga ana e lumit të kësaj malësie në Shqipëri, quhet Dukagjin apo edhe të Shtatë Bajrakët e Dukagjinit.
Ky emër vjen prej dinastisë mesjetare shqiptare të Dukagjinëve.”

• Theodor Ippen / albanolog.

5) ”…Këto janë kufinjtë e Peshkopatës së Zadrimës, e cila është e përbërë nga pesë njësi: pra Zadrima, Sarda (Shurdhah), Puucha (Puka), Ibbaleia (Iballja) dhe territori i Spassit (Malziu i Pukës). Tri pjesët e fundit gjenden në malet e Dukagjinit”.

• Dokument dërguar “Kongregacionit së Propagandës Fide” në Romë në vitin 1641 nga Ipeshkv Frang Bardhi.

6) ”Se krahina e Pukës kje pronja e familjes së Dukagjinit e thotë vetë Theodor Ippen: “Vendi malësi në jugë të lumit Drini ishte pronja e së famëshmes familje Dukagjin.”
E difton edhe emni i Lekës qi në shum vende ndeshet në ket krahinë: Ura e Lekës (Kçirë), Barka e Lekës (Kabash), Lisi i Lekës (Berishë), Kullat e Lekës (Berishë), Sofra e Lekës (Iballe), etj. posë qi kjo krahinë thirret edhe DUKAGJIN. Po qendra e Dukagjinaj ku kje? Pa dyshim aty ku paten kalanë; e në Blinisht të Kabashit, posë sa germadhave tjera, gjindet edhe Kalaja e Lekës.”

• G. Gurakuqi – Diturija Vol. i tretë N. 12 f. 377.

7) “Nuk ka dyshim se familja e Dukagjinëve gëzonte një famë të madhe, sidomos Lekë Dukagjini, i cili vazhdoi e udhëhoqi luftën kundra turqve edhe dhjetë vjet mbas vdekjes së Skënderbeut. Legjendat, toponimet, Kanuni etj. etj., që ende janë të gjalla në popull dëshmojnë për këtë. Këta i përkasin rrethit të Pukës.
……
Gjatë shekullit XVII zona e Dukagjinit (Pukës) është bërë një ndër vatrat e fuqishme të luftës për liri. Gjithë kjo krahinë përshkohej prej një rruge kryesore që lidhte Shkodrën e Lezhën me Kosovën e brigjet e Danubit, e njohur qysh nga koha antike “Via Publica”, buzë së cilës ndodhej qyteti “Ad Piccaria” paraardhëse e Pukës së sotme (shih për këtë Tabulën Poitingeriane).”

• L. Ugolini / arkeolog italian.

8 ) “Regjistruesit e regjistrit të Sanxhakut të Dukagjinit, kazanë apo malet e Spasit, Pukës dhe Iballës i kanë regjistruar edhe me emrat <<Pulti i Lekë Dukagjinit>>”.

• Selami Pulaha, Lufta shqiptaro-turke në shekullin e XV: Burime osmane, Tiranë 1968.

9) …”Një grup tjetër, përfshirë familjen e Murr Detit, erdhen në Malet e Pukës, në të majtë (jug) të lumit Drin. Ky rajon është gjithashtu i njohur si DUKAGJINI I VJETËR.”

• Robert Elsie / albanolog.

10) “Popujt e Pukës, kanë shumë zakone fisnike dhe kështu sipas zakoneve të të moçëmve, ndër gostitë e veta, në rrugë e në punë këndojnë me za të naltë trimnitë e burrave të tyne të mëdhaj, e sidomos të t’pathyeshmit zot Gjergj Kastriotit, të thanunit Skandërbeg dhe të përshndritshmit zot Lekë Dukagjinit, princit dhe zotnisë së tyne.”

…”Burrat e Pukës e kanë për shnderim që të vdesin prej vdekjes së natyrshme dhe e kanë për nder të vriten, sidomos me ushtri të madhe.”

…”Nuk janë dinakë këta gjînd të Dukagjinit (Pukës), por të guximshëm”.

“Nan zotnimin e turkut në Evropë nuk gjinden as nuk janë kund burrat si këta qi kaq trazim dhe kaq rrenim t’u kenë sjellë turqvë sa këta popuj të Dukagjinit (Pukës) dhe prandaj besohet së në Evropë nuk mund të gjnden burra armësh ma të mire së këta kundër turkut sepse 100 kësish vlejnë sa 1000 turq dhe jo fshehtas ose për së largut më zjarr por ballë për ballë dhe shpatë për shpatë, nji i vetëm shkon më guxim e futet në mes të 15-20 vetavë.

“Këto pak katunde të vogla t’ Iballes kurrë nuk ka mujtë t’i shtrojë nën tiraninë turke, megjithëse, pothuajse vjet për vjet ka dërgue sanxhakët dhe vezirët tash me 5, tash me 6, tash me 10 mijë ushtarë për të muejt me ja shtrue furisë së vet dhe kurrë nuk ka mujtë me u bamë atyne ndonji dam, veçse me ua rrënue ato kishat e tyne dhe me ua ndezë shtëpitë, që me qëllim iballsit i kanë ba me pak vleftë.
Ata të Iballes i presin turqit që shkojnë kundër tyne, ndër rrugët e vendet fort të ngushta dhe i vrasin e i plagosin”

“Grue publike e të pandershme nuk ka këtu …e po të diktohet, farefisi menjëhere e vret”.

• Frang Bardhi, (1637). *Frang Bardhi Pukën e quan Dukagjin siç edhe quhej nga shek. XIV – shek. XIX.

Përmblodhi dhe përgatiti: PUKA ndër vite.

Për më tepër, klikoni më poshtë:

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/795963680902323

https://www.facebook.com/…/a.648959732269386/904018353430188

https://www.facebook.com/…/a.648959732269386/783872385444786

https://www.facebook.com/…/a.648959732269386/712804875884871

https://www.facebook.com/pellazg.ilir.pirust.arber.pukjanodukagjinas.pukjan/posts/657101378121888

https://www.facebook.com/…/a.5491578055829…/605694453262581…

https://www.facebook.com/…/a.6538633884456…/675409092957783/

https://www.facebook.com/…/a.648959732269…/804511096714248/…

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/827952017703489

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/876231979542159

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/914857529012937

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/895618900936800

https://www.facebook.com/…/a.648959732269386/680769482421744

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/657101198121906

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/665728760592483

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/686188691879823

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/872107823287908

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/777940479371310

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/832305257268165

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/842620542903303

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/847350795763611

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/857104984788192

https://www.facebook.com/…/a.548791242286236/877988252699865

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close