Gjenerallejtënanti, Ben Hodges:Pse Serbia po blen pajisje të reja ushtarake dhe nga çfarë ka frikë!?

Gjenerallejtënanti i forcave të armatosura amerikane Franklin Ben Hodges vlerësoi se Shtetet e Bashkuara duhet të sigurojnë lidership konstant në dialogun midis Kosovës dhe Beogradit.

“Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të punojnë së bashku me BE-në”, tha Hodges, ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë.

I pyetur nëse i Dërguari Special i SHBA për Dialog Riçard Grenell do të ndërmarrë nismën përsëri pas takimit të anuluar në Uashington, Hodges tha se ai nuk e di nëse do të organizohej një takim i ri, por se do të ishte mirë që diplomatët profesionistë ta bëjnë këtë.sikur është Matthew Palmer.
Ai akuzoi Moskën për përdorimin e kishës për të bërë presion ndaj udhëheqjes serbe.
Si gjëja e dytë që është e rëndësishme për të arritur një marrëveshje, ai përmendi investimet, dhe si e treta – prania e vazhdueshme e Sh.B.A.-së.

Kur bëhet fjalë për blerjen e mundshme të aeroplanëve ushtarakë amerikanë nga ushtria serbe, Hodges tha se ai nuk dinte specifikat në lidhje me prokurimin e mundshëm.

Ai theksoi se do të ishte një investim i mirë për Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Serbinë të modernizojë ushtrinë e saj, por, nga ana tjetër, ai pyeti pse Serbia po blen pajisje të reja ushtarake.

“Më duhet të pyes veten pse Serbia po blen pajisje të reja ushtarake dhe nga çfarë ka frikë,” tha ai.

Në lidhje me vërejtjen që “humwee” amerikane mbërritën kohët e fundit në Kosovë, Hodges tha se çdo komb ka detyrim të mbrohet, por duhet të ketë përparësi në lidhje me investimet.

“Unë mendoj se i takon popullit serb të zgjedh nëse është infrastruktura, shëndetsia apo mbrojtja, është më e rëndësishme të gjesh një ekuilibër,” tha Hodges.

/Përgatitur nga proinformacion.com

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close