HAMLETIANE *Poezi

Në muret e jetës
i varën dëshirat
dhe morën shportat
për t’i mbledhur yjet
që pikonin nga ëndrrat
e fëmijëve

Morën drejtimin
për t’u ngjitur pranë qiellit
dhe për t’i kthyer yjet
dhe ndriçimin
e Rrugës së Qumështit
deri në gjirin e nënës

Pastaj vallëzuan me fluturat
që mbetën pa krahë
në pëllëmbën e vdekjes

Mbollën shpresa
dhe agjëruan deri në etje
deri buzë vdekjes
deri afër shuarjes
së bebëzës së syrit

Thanë se e kishin ngrënë veten
me dilemat që fluturuan
mbi kokat e tyre
të kesh apo mos të kesh shpresa

/Shkelzen Halimi

(Nga libri në dorëshkrim, “Fund me pikë”)

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close