LASHTËSIA *Poezi

Do të dalim nga ëndrra jonë
Dhe do ta vizatojmë hartën e dashurisë
në xhamin e ngrirë të dritares
dhe do ta ndezim zjarrin
për t’i tharë kujtimet e përlotura
ditët që ikën me shiun e vjeshtës

Pastaj, oh pastaj
kënga e korbit thyen xhamin e ngrirë
copë – copë shpërndahet harta e dashurisë
shuhet zjarri, ngrin loti i varur
në kujtimet e ditëve që ikin
dhe mbetemi të mbyllur
në ëndrrën tonë të vjetër
sa lashtësia

/Shkelzen Halimi

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close