Muzeut të Kosovës i është dhuruar “Veshja e Rrafshit të Dukagjinit”

Në kuadër të pasurimit të fondit muzeor, Muzeut të Kosovës i është dhuruar “Veshja e Rrafshit të Dukagjinit”, veshje kombëtare e njohur si “Veshja e katundit”, punuar nga Zejnepe Demaj-Beqiraj.

Veshja është punë dore e punuar në tërësi me kërrabëz dhe gjilpërë, e cila është punuar në vitet 1965-66 të shekullit 20, kur autorja e kësaj veshjeje ishte 21-vjeçe.

Veshjen, ministres Vlora Dumoshi ia dorëzoi e bija e autores, Gjylshane Beqiraj.

Me këtë rast, ministrja e vlerësoi këtë si një gjest të madh nga ana e familjes së zonjës Zejnepe, që punën e saj t’ia dorëzojë institucioneve.

“Ne si ministri në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës do të kujdesemi për veshjen në fjalë që ajo të ketë hapësirën e përshtatshme për ekspozim ashtu që të prezantojë kulturën tonë, punën e nënave tona”, tha Dumoshi.

Ajo u shpreh se rastet e këtilla kur qytetarët mendojnë për forcimin e institucioneve meritojnë falënderim dhe mirënjohjen më të madhe të mundshme.

Ndryshe, Zejnepe Demaj-Beqiraj u lind më 25 qershor 1945, në Radavc të Pejës. Në vitin 1965-1966 ishte gati 21-vjeçe, e fejuar në Staradran të Istogut dhe bëhej gati për martese. Në këtë periudhë e ka punuar këtë veshje kombëtare, e njohur si “Veshja e Rrafshit te Dukagjinit”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close