Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publikë.

Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë kishte nisur në fillim të marsit, por shkak i situatës së krijuar nga COVID-19, AKK pati shtyhet et afatin e deklarimit deri më 19 qershor.

“Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik. Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.03.2020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë deri më 19.06.2020, duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e lartë publik për deklarimin e pasurisë”, thuhet në komunikatën për media.

Zyrtarët të cilët kanë ndonjë shqetësim nëpër vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK, do të mund të kontaktojnë agjencinë.

“Marr parasysh situatën e krijuar gjatë kësaj periudhe, Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve të lartë publik që janë të përfshirë në regjistrat e publikuara dhe që kanë ndonjë shqetësim për vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit në numrat e telefonit: 038/518-964 dhe 038/518-912, apo në e-mail adresën: info@akk-ks.org me qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve teknike eventuale që mund të kenë ndodhur gjatë procedimit të të dhënave nga formularët e deklarimit të pasurisë në regjistrat e deklarimeve të pasurisë”, thuhet tutje në komunikatë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close