Barbra Streisand,super ylli me hundë të madhe
Barbra Streisand, babai i së cilës e quante “përbindësh” dhe shokët e klasës “sqep-madhe”, sepse kishte hundë të madhe. U bë superstar në muzikë dhe kinematografi.
Kur ishte fëmijë, konsiderohej e shëmtuar, pasi ishte jashtëzakonisht e dobët dhe kishte puçrra në fytyrë.
U lind në Brooklyn, në një lagje hebreje. Babai i saj ishte fëmijë emigrantësh hebrenj. Vdiq disa muaj pas lindjes së saj nga një goditje në kokë.
Mjekët në spital i dhanë mbidozë morfine kur pësoi një krizë dhimbjeje dhe ajo e vrau.
Nëna e saj ishte në gjendje të keqe psikologjike dhe u shpërngulën tek prindërit e saj.
Si fëmijë, kujton se shikonte nga dritarja çdo ditë dhe priste të kthehej babai i saj.
Gjyshi i saj ishte shumë i rreptë dhe fshihej nën tavolinë për të mos e goditur.
Pasdite, i’a mbathte nga shtëpia dhe shkonte në një apartament fqinj aty pranë, ku lejohej të shikonte filma. Jeta e saj u përkeqësua kur nëna e saj u fejua me një burrë të martuar dhe mbeti shtatzënë.
Gjyshërit e saj e konsideruan turp familjar dhe i nxorrën jashtë shtëpisë.
Nëna e saj u rimartua dhe u zhvendosën në një apartament.
Njerku i saj e trajtonte keq dhe nuk e pëlqente.
E quante “përbindësh”, ndërsa motrën e saj më të vogël “e bukura”.
Kur i kërkonte para për akullore, i përgjigjej: “Nuk je e bukur sa duhet”.
Çuditërisht, nëna e saj ishte e ftohtë ndaj saj. Siç kishte deklaruar, në vend të dashurisë, i jepte ushqim.
Në shkollë, djemtë e tallnin dhe e quanin “sqep-madhe” sepse kishte hundë të madhe. Asnjëherë nuk u kërkua për takim dhe nuk kishte shoqërues në mbrëmjen e diplomimit, që për studentët amerikanë është një ngjarje e rëndësishme në jetën shkollore.
Endrra e saj ishte të bëhej këngëtare ose aktore. Studioi vepra të shkrimtarëve rusë dhe mori mësime aktrimi, të cilat i paguante duke u kujdesur për fëmijët e lagjes.
Megjithatë, në audicionet e para, përsëri u përball me reagime për paraqitjen e saj.
I thanë që ishte e shëmtuar, dukej “shumë hebreje” dhe duhej të bënte operacion plastik në hundë.
Vendosi të mos ndryshojë fytyrën dhe vazhdoi të ndjekë ëndrrën e saj.
Pamja e saj mund të mos ketë qenë pika e saj e fortë, por zëri i saj ishte harizmatik.
Filloi të këndojë në dyqanet nëntokësore në Manhattan dhe gradualisht fitoi një audiencë fanatike në komunitetet gay.
Ndryshoi emrin e saj dhe bënte prova me orë të tëra çdo ditë për tu përmirësuar. Shpejt u bë e famshme në botën e artit dhe në 1962 mori rolin e saj të parë në një shfaqje në Broadway, në të cilën luajti një hebreje të shëmtuar..
Në atë kohë, nënshkroi një kontratë me “Kolumbia” dhe u njoh me burrin e saj të parë, nga i cili pati fëmijën e saj të parë.
Në vitet në vijim, ish-“përbindëshi” bëri lidhje me Ryan Neill, Don Johnson, Chris Christopherson dhe kryeministrin e Kanadasë, Pierre Trudeau.
Albumi i saj i parë shiti mijëra kopje dhe u vlerësua si “Disc of the Year”.
Në vitin 1968 bëri debutimin e saj në muzikalin “Funny Girl” dhe fitoi Oskarin e lakmuar. Deri më tani, ka shitur më shumë se 140 milionë albume dhe ka fituar dhjetëra çmime muzikore.
Albumi i saj më i njohur qarkulloi në vitin 1980 nën titullin “Guilty” dhe përmbante këngën “Woman in Love”, që e bëri të famshme në të gjithë botën.
Comments are closed.