Greqi/Dy persona të vdekur nga moti i keq

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me shira dhe përmbytje ka goditur Evian në Greqi.

Si pasojë e motit të keq raportohet se dy persona kanë humbur jetën. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme dhe në Halkidha.

Viktimat janë dy te moshuar 85 vjeç që kanë gjetur vdekje tragjike ne shtëepinë e tyre për shkak te fenomeneve te tejskajshme te motit, transmeton TCH.

Sipas grupeve të shpëtimit u gjetën te mbytur nga ujërat e rrëmbyera qe përmbyten disa fshatra.
Ne operacionin e shpëtimit qe ende vazhdon për banorët e tjerë marrin pjesë 72 zjarrfikës me 26 mjete , tre barka dhe një helikopter Super Puma.

Sipas kryebashkiakut te fshatit Vasiliko brenda disa orësh ujërat e lumit Lilas kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur disa fshatra.

Banorët kanë kërkuar ndihmë pasi ka ende dhjetëra shtëpi ne te cilat uji ka mbuluar bodrumet apo katet e para.
Madje thuhet se ne fshatin Politika ka banorë qe ndodhen te izoluar ne tarracat e shtëpive te rrethuar nga uji qe ka përmbytur çdo gjë.

Ne pamjet e para qe bëjnë xhiron e media e vendase duket se rrugët dhe makinat janë mbuluar nga uji.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close