Ish parku “RINIA” .Sikur te ishte sot , do te kishim nje mbrekulli ne Vloren tonë!

Ish parku “RINIA” ne Vlore. Foto e viteve ’60 – ’70. Ishte nje park qe sot do ta kishin zili edhe parqet me famoze te Prages. Aty nuk mungonte asgje. Nga pemet e shumllojshme , lulet shumngjyreshe dhe deri tek skulpturat dhe shatervanet te cilat ishin kudo ne park, dhe te cilat mund ti vizitoje duke kaluar ne rruget me zaje dhe me stola brenda saj.

Sikur te ishte sot , do te kishim nje mbrekulli ne Vloren tone, por fati i keq, si shume objekte te tjera, ne fillim te demokracise filluan te uzurpoheshin, aq sa per nje moment them se, as italia fashiste nuk kishte mendimin e shkaterimit por te rindertimit. Pse ne pas komunizmit (pas vitit 1990) kishim mendimin e mbylljes dhe te shkaterimit te cdo gjeje te trasheguar, qe tek fabrikat, uzinat, kombinatet, repartet dhe mjetet ushtarake dhe deri tek parqet, lulishtet , pyjet dhe gjithe druret frutore te mbjella kudo. Mendoni per nje moment te vetem, sikur e gjithe ajo pasuri e trasheguar nga e gjithe periudha para vitit 1990, ta perfitonim sot, e di sa para do ishim si shtet, si ne ekonomi ne kulture pune, dhe njerezore , por edhe ne aspektin e bukurise natyrore dhe asaj te ndertuar nga dora e njeriut, por edhe si popull do te ishim me shume te vleresuar ne europe. Kjo eshte fatkeqesia me e madhe e kombit tone, shkaterimi i prones publike. Shpresojme qe kjo te jete nje leksion per ne dhe per brezat qe do te vine, qe: ” prona publike, eshte e shenjte.”

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close