Bashkimi Evropian është në dijeni për hyrjen e Ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

Lajmi.net, ka kërkuar sqarime edhe nga Bashkimi Evropian, nëse janë të njoftuar rreth hyrjes së xhandarmërisë serbe në Kosovë dhe cili është reagimi i tyre.

Zëdhënësi kryesor i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Peter Stano, nuk ka dhënë ndonjë koment, por thjeshtë ka bërë të ditur se e kanë parë reagimin e KFOR-it, duke thënë se  për detaje të tjera duhet t’iu referoheni autoriteteve kosovare.

“Ne kemi parë informacionin e dhënë nga KFOR-i të shtunën. Pyetjet e mëtejmë duhet t’i drejtohen atyre apo autoriteteve kompetente të Kosovës”, ka thënë Stano për lajmi.net.

Dy ditë pasi xhandarët serbë u panë duke patrulluar në Karaçevë, në të njëjtën zonë janë incizuar duke patrulluar edhe Policia e Kosovës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close