Kryetarja ​Osmani: Qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të sigurt në çdo cep të vendit

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka kërkuar sot nga misioni i NATO-s në vendin tonë që të thellojë bashkëpunimin me institucionet e Kosovës në aspektin e sigurisë, në mënyrë që të shmangen situatat sikur ajo e hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë, të cilat mund të ndikojnë që qytetarët të mos ndihen të sigurt.

Gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Michele Rissi, kryetarja Osmani ka thënë se Kosova i ka të përcaktuar kufijtë e saj që nga 17 shkurti i vitit 2008 dhe se qytetarët e vendit duhet të ndihen të sigurt në çdo cep të vendit.

Nga ana e tij, gjeneral Risi shprehu gatishmërinë e strukturës që ai e udhëheq, që KFOR-i të ofrojë të gjitha kapacitetet e nevojshme për ndihmë popullit dhe institucioneve të Kosovës për menaxhimin e kësaj pandemie.

Në takim është diskutuar edhe lidhur me gatishmërinë e strukturave të NATO-s, përkatësisht të misionit të saj në Kosovë, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të vendit në menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close