Mbajtja e maskës e detyrueshme në shumë pjesë të Parisit

Autoritetet franceze vendosën masën e mbajtjes së detyrueshme të maskës në shumë pjesë të Parisit, pas një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Maska duhet të vendoset në hapësirat publike, dhe sipas një liste të policisë, më shumë se 100 rrugë janë të regjistruara si hapësira ku duhet të zbatohet kjo masë.

Sidoqoftë, disa pika të njohura turistike, si Kulla Eifel, Arc de Triomphe dhe Champs-Elysees, janë të përjashtuar nga rregullat e reja.

Mbajtja e maskës tashmë është e detyrueshme në hapësirat publike të mbyllura në Francë.

Ata që kundërshtojnë rregullat, rrezikojnë të gjobiten me 135 euro.

Franca kishte vënë nën kontroll përhapjen e koronavirusit pas zbatimit të masave të rrepta të izolimit, mirëpo që nga fillimi korrikut autoritetet kanë shënuar rritje të numrit të të infektuarve.

Ekspertët kanë paralajmëruar se Franca mund të humbasë kontrollin ndaj COVID-19 “në çdo kohë”.

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, deri më tani në Francë janë infektuar 235,237 persona, prej tyre 30,327 kanë vdekur, ndërsa 82,971 janë shëruar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close