Experti gjerman:Vaksina deri në fund të këtij viti

Presidenti i Institutit Gjerman “Paul Ehrlich” (PEI), përgjegjës për pranimin e vaksinave, Klaus Cihutek, është i bindur se një vaksinë kundër koronavirus do të gjendet këtë vit.
“Po nisem, për momentin, nga fakti se vaksina do të aprovohet deri në fund të vitit 2020 ose fillimin e vitit të ardhshëm, dhe parakushti është që rezultatet e fazës së tretë të testimit të jenë pozitive”, shpjegoi Cihutek.

Cihutek shpjegon për RND se në fazën e tretë të studimit, kontrollohet nëse vaksina me të vërtetë mbron nga virusi.
Sipas tij, miratimi për hedhjen në treg ka të ngjarë të ketë lidhje me paraqitjen e mëvonshme të të dhënave të mëtejshme.

Ai thotë se është pozitive që kandidatë të ndryshëm për vaksina rritin imunitetin tek njerëzit.

Në të njëjtën kohë, Cihutek thekson se, edhe pasi vaksina të jetë aprovuar, nuk duhet të mbështetet në faktin se do të jetë e mundur të heqësh dorë nga rregullat aktuale për koronën, siç janë maskat dhe distanca.

/proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close