Këto janë dy nenet e Ligjit të vlerave të UÇK-së që po i kundërshtojnë Shtetet e Bashkuara

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dalë kundër iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës rreth ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.

Në një reagim në twitter, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se ligji i propozuar është mënyrë e gabuar për të treguar respekt për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

“Ligji e kriminalizon lirinë e shprehjes, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm. Ligji largon nga përpjekjet praktike për ta kuptuar dhe mësuar historinë e Kosovës. Kur do t’i shohim partitë që të rifokusojnë energjitë e tyre në ekonomi dhe në COVID-19”, thuhet në reagim.

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Ngucati, ka treguar detaje në takimet që ka zhvilluar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe se cilat nene i kundërshton ai.

“Ambasadori i kundërshton vetëm nenin 5 dhe nenin 9. Asnjë nen tjetër në takimin me mu nuk e ka kundërshtu. Edhe këshilltari i tij në takimet që kam pas ka qenë i të njëjtit mendim. Ai me ka thënë se Neni 5 parandalon fjalën e lirë të qytetarit, dhe unë i them UÇK ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër dhe ne jemi kundër atyre që e cenojnë fjalën e lirë të qytetarit, sepse nga pushtuesi tjetër nuk kemi pas të drejtë fjalën e lirë”, ka thënë Ngucati, në TV Dukagjini.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close