Simo Häyhä, snajperisti finlandez që ishte tmerri i Ushtrisë ruse

Simo Häyhä 1905 – 2002 snajper finlandez, i cili shkëlqeu në Luftën Ruso-Finlandeze (1939-1940) dhe mban rekordin absolut të specialitetit të tij, me 505 vdekje të konfirmuara. Ishte frika dhe tmerri i Ushtrisë së Kuqe që i ngjiti nofkën “Vdekja e Bardhë”. Simo Häyhä u lind në qytetin Raoutgervi, në afërsi të kufirit ruso-filandez më 17 dhjetor 1905. Fillimisht merrej me punë bujqësore dhe në kohë e lirë, i pëlqente të gjuante drerë. Në të 20-tat e tij u fut në Gardën Kombëtare dhe shpejt u dallua për rezultatet në shënjestër. Kur sovjetikët pushtuan Finlandën më 30 nëntor, 1939, si rezultat i marrëveshjes Ribentrop – Molotov (gusht 23, 1939) dhe në shkelje të marrëveshjeve dypalëshe, shërbeu shërbeu si snajper dhe menjëherë tregoi aftësitë e tij të padiskutueshme.

Në më pak se 100 ditë dërgoi në botën tjetër 505 ushtarë rusë, duke shkaktuar kaos në Ushtrinë e Kuqe. Pajisja e tij e vetme ishte një pushkë ruse e llojit Mosin – Nagant, edhe pa shënjestër, pa dylbi dhe veshje të bardhë të maskuar që e bënte një me dëborën. Puna e tij u lehtësua pamasë nga fakti se ushtarët rusë luftonin pa uniforma kamuflazhi dhe nuk ishte e vështirë për t’i dalluar në peisazhin e bardhë nga dëbora, si një mizë në qumësht. Nga momenti i parë pas identitetit të tij, sovjetikët bënë çdo gjë të mundshme për t’a eliminuar, me snajperët e tyre elitarë dhe të shtëna artilerie. Dhe pothuajse patën sukses, kur më 6 mars, 1940, një plumb eksploziv e gjeti në anën e majtë të nofullës dhe “i zhduki gjysmën e fytyrës”, si tha një nga kolegët e tij kur e pa. Simo nuk vdiq dhe rimori plotësisht veten më 13 mars 1940, ditën që përfundoi lufta ruso-finlandeze me Traktatin e Moskës. Disa ditë më vonë u gradua nga tetar në nëntoger me urdhër të marshall Manerchaim.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Simo, që adhurohej si hero kombëtar, punoi si gjahtar drerësh dhe rritës qensh, ndërsa vazhdonte terapinë e tij, e cila ishte shumë e dhimbshme, por e sukseshme. Kur u pyesnin se si mund të bëhet dikush një snajperist i mirë, përgjigj me një fjalë: “praktikë”. Shpesh i bëhej pyetja nëse ndiente keqardhje për kaq shumë vdekje të shkaktuara, përgjigjej thatë: “Thjesht bëra detyrën time” Simo Häyhä vdiq nga pleqëria më 1 prill, 2002, në moshën 96 vjeçare. K.E

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close